Kerry: Urgjentisht të ndërpriten përleshjet në Ukrainë dhe të zbatohet marrëveshja e Minskut

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shprehu shpresën se Rusia dhe përfaqësuesit e separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore do të fillojnë negociatat me qeverinë e Ukrainës, ashtu që në përputhje me Marrëveshjen Minskut, në mënyrë paqësore të zgjidhjet kriza në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi diplomacisë amerikane po qëndron në qytetin turk të Antalias, ku mbahet takimi i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, dhe me këtë rast aleatët e NATO-s mbajtën konferencë të shkurtër në lidhje me bisedimet e djeshme në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm, Sergej Lavrov.

Duke theksuar se kjo është një periudhë kritike për zbatimin e marrëveshjes së paqes në Minsk për zgjidhjen e krizës ukrainase, Kerry tha se përleshjet mes forcave të Ukrainës dhe separatistëve duhet menjëherë të ndërpriten dhe t’i jepet qasje në rajonet e krizës misionit të OSBE-së.

Kerry tha se vendet e NATO-s janë dakorduar për domosdoshmërinë e vendosjes së paqes në Ukrainë dhe në këtë kontekst vazhdimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Takimi dy-ditor i ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe një numër i zyrtarëve nga organizata të ndryshme ndërkombëtare do të mbahet sot dhe nesër në Antalya. Situata aktuale në zonat e krizës në botë, forcimi i aleancës të NATO-s, intensifikimi i luftës kundër organizatës terroriste ISIL dhe çështje të tjera të ngutshme rajonale do të jenë temat kryesore të takimit në Antali.

Përveç pjesës zyrtare të programit, në margjinat e takimit, mbahen një sërë takimesh bilaterale dhe multilaterale.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu sot në mëngjes në takime të ndara u takua me Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

Lajme të ngjashme

Back to top button