Tërmeti i djeshëm në Nepal, Indi dhe Tibet iu mori jetën 82 personave

Tërmeti i djeshëm me magnitudë 7,3 ballë të shkallës rihter iu mori jetën e 82 personave në Nepal, Indi dhe Tibetin kinez, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Nepalit ka njoftuar se në tërmetin e djeshëm në verilindje të vendit kanë humbur jetën 65 persona, ndërsa janë plagosur rreth 2.000 persona.

Tërmeti mori iu mori jetën 16 personave në Indinë fqinje, ndërsa një person vdiq në Tibet të Kinës.

Zyrtarët e Nepalit në rrugët e kryeqytetit Katmandu me megafonë paralajmërojnë banorët që mos të hyjnë në objekte të rrënuara.

Nga Zyra e Kombëve të Bashkuara për koordimin të aktiviteteve humanitare njoftojnë se shumë fshatra në Himalaje janë rrënuar tërësisht dhe që bilanci i viktimave mund të jetë më i madh.

Epiqendra e tërmetit të djeshëm është regjistruar 83 kilometra në lindje të kryeqytetit nepalez Katmandu në një thellësi prej 18,5 kilometrash.

Banorët janë shqetësuar, ndërsa pjesë të shumta të vendit ende po rimëkëmben nga tërmeti me magnitudë 7,8 ballë i cili më 25 maj goditi Nepalin. Me atë rast janë vrarë mbi tetë mijë njerëz.

Profesori i gjeofizikës në Universitetin në Michigan, Eric Hertland, duke përdorur informacione nga Qendra amerikane për hulumtime gjeologjike dhe tha se tërmeti i parë në Nepal përfshiu sipërfaqen prej 8.000 kilometra katrorë, ku jetojnë 1,5 milion banorë, ndërsa që tërmeti i djeshëm u ndje në një sipërfaqë prej 660 kilometra katrorë ku jetojnë rreth 65.000 banorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button