Berat, asgjësohen 3 mijë bimë narkotike

Policia e Beratit ka bërë të mundur asgjësimin e 3 049 bimë kanabis sativa. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Osmëzezë, Komuna Sinjë, në sajë të operacionit të koduar “Start 2015”.

Operacioni bëri të mundur asgjësimin e 3 049 bimë kanabis, të cilat varionin nga 10 deri në 25 centrimentra dhe janë asgjësuar me anë të djegies në vend.

Ndërkohë nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi me iniciale P.R, i cili është shpallur në kërkim. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button