Ahmeti në takim me ambasadorët: BDI është partner i komunitetit ndërkombëtar

Sot në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar një takim pune me Ambasadorin Amerikan Xhes Bejli, Ambasadorin Britanik Çarls Garet, Ambasadoren e Francës Lorens Oer, Ambasadoren e Gjermanisë Kristine Altauzer, Ambasadorin Italian Masimo Beleli dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian Aivo Orav.
Bashkëbiseduesit diskutuan rreth situatës së sigurisë në vend dhe krizës politike. Ambasadorët e njoftuan Ahmetin me këndvështrimet e tyre ndaj krizës politike në Maqedoni.
Në lidhje me krizën politike, si që lajmërojnë nga kabineti i tij, kryetari Ahmeti shprehu qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe propozoi iniciativa konkrete për tejkalimin e vështirësive politike në vend në mënyrë që të rikthehemi në normalitet dhe të fokusohemi në agjendën prioritare, atë të mirëqenies, paqës, stabilitetit dhe sigurisë, integrimit EuroAtlantik, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, zhvillimet ekonomik.
Kryetari Ahmeti theksoi që BDI është partner i komunitetit ndërkombëtar në përpjekjet për zgjidhjen e të gjitha sfidave që ata i identifikuan.
Kryetari Ahmeti falëmnderoi komunitetin ndërkombëtar për bashkëpunimin konkret në tejkalimin e situatës shumë të rëndë në Kumanovë.
Ahmeti shprehu edhe njëherë ngushëllimet për viktimat nga përleshja e armatosur në Kumanovë dhe theksoi që ngjarjet e 9 dhe 10 majit nuk janë përcaktim i kombit shqiptar dhe nuk reflektojnë vullnetin politik të shqiptarëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button