Kërkojmë të zbulohet e vërteta për Kumanovën

U bënë disa ditë që e gjithe vemendja e opinionit publik qendron tek masakra e Kumanovës. Dhuna Shtetërore e porositur nga Kryeministri Gruevski zbarkoi në oborret dhe shtëpitë e qytetarëve të Kumanovës duke shpallur dhe kryer luftë aty.
U vranë njerëz të pafajshëm.U vranë edhe 8 policë. Janë shkatërruar shumë prona e shtëpi qytetarësh. Eshtë vrarë shpresa dhe siguria e qytetarëve të Kumanovës. Kryeministri Gruevski bëri gjithë cka mundej prej tij, që nëpërmjet dhunës shtetëtore dhe luftës së kryer në oborret dhe shtëpitë e qytetarëve të Kumanovës, të cenonte dhe prishte bashkejetesën dhe paqen ndëretnike në Maqedoni. Por nuk ia doli dot mbanë. Qytetarët e Kumanovës, por edhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë ngado qofshin, të të gjitha etnive, e kanë kuptuar se në Kumanove nuk kishte as probleme, as rreziqe e as konflikt nderetnik, por pastertisht dhunë të ashpër shtetërore kundër qytetarëve të vendit. Kanë dalë disa lista me emrat e të arrestuarve, por asnjëra nuk po rezulton e sakte. Nderkohe që flitet për 14 te vrarë, asnjë emër prej të vrarëve nuk bëhet publik. Pyetja që shtrohet është e drejtperdrejte: Përse nuk publikohet lista me 14 të vrarët si ‘pjesë e grupit të armatosur?’? A mos vallë, Qeveria Gruevski i trembet të vërtetës së madhe se ka vrarë civile të pafajshëm?
Kerkojmë të zbulohet e vërteta.
Duam te dimë të vërteten.
Ke ka vrarë Dhuna Shtetërore në datën 9 maj në qytetin e Kumanovës?
Ka vrarë ‘pjestarët e një grupi të rrezikshem’ apo civilë të pafajshëm???

Kërkojmë nga Prezenca e OSBE në Maqedoni, nga Përfaqesia e BE dhe nga Ambasada e SHBA, por edhe nga Aleanca Euroatlantike e NATO, qe te dergojne një delegacion faktmbledhës në Kumanovë dhe të kerkojnë në terren të vërteten.
Vetëm nëpërmjet një Delegacioni Faktmbledhës të përbërë nga këto Organizma Ndërkombëtarë, mund të zbardhet e vërteta
Vetëm zbardhja e së vërtetës mund të qetësoje shpirtrat e qytetarëve dhe garantojë paqen në Kumanovë e Maqedoni.
Ju kujtojmë, se Rregjimet Diktatoriale dhe të Korruptuara sikurse është edhe Rregjimi i Nikolla Gruevskit, e gjejnë rrugëzgjidhjen tek Lufta dhe Konflikti Ndëretnik.
Edhe Slobodan Miloshevic në fillimin e viteve 90, bëri të njëjtën gjë. E ja ku jemi sot, Jugosllavia nuk ekziston më.
Të mos e lejojmë Nikolla Gruevskin që ta fusë Maqedoninë në një Luftë të re për ta shuar vete Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button