PPD me konkluza për rastin e Kumanovës

Kryesia Qendrore e Partisë për Prosperitet Demokratik më 10 maj. Mbajti mbledhjen e saj kushtuar ngjarjeve në Kumanovë dhe i solli këto përfundime:

-Ngjarjet sipas të gjitha informatave që i posedojmë dhe që qarkullojnë në hapsira të ndryshme kanë pasur për qëllim destabilizimin e vendit dhe mund të kenë qenë një skenar i pasukseshëm i dalur nga kontrolli i partive të bllokut qeveritar të BDI-së.
-PPD-ja kërkon nga komuniteti ndërkombëtar një hetim të gjithanshëm dhe me specialistë të huaj dhe të vendit të sqarohen faktet dhe të informohet opinioni i vendit dhe i jashtëm se cilat kanë qenë rrethanat në të cilat u zhvilluan këto ngjarje.
-PPD konstaton se aksioni policor për shpartallimin e grupeve të armatosura nuk ka qenë mirë i përgatitur dhe në përputhje me standardet për veprim në situata të tilla .
-Duke e ditur faktin se policia është dashur të intervenojë në vendbanime të dendura me popullatë PPD konsideron se ka qenë e domosdoshme popullata civile të evakuohet me kohë nga ato vendbanime dhe asaj ti ofrohet ndihma e nevojshme në ushqim dhe përkujdesje mjekësore.
-PPD konsideron se intervenimi ka shkaktuar frikë dhe trauma psikike te fëmijët, gratë, personat në nevojë dhe pleqët dhe si rezultat i kësaj funksionarët udhëheqës duhet të bartin përgjegjësinë e tyre për organizim të dobët të aksionit.
-PPD apelon deri te partnerët e koalicionit qeveritar që sa më shpejtë të marrin masa për sanimin e dëmeve materiale dhe kompenzime adekuate në mënyrë të banorët e Lagjës ti kthehen jetës së qetë dhe të rehatshme.
-PPD i konsideron si akte antishqiptare të gjitha ato akte që sjellin luftë dhe destabilizim aq më tepër kur ato zhvillohen në lagje dendësisht të populluara. Shqiptarët nuk kanë kohë , as vullnet e as interes çdo decenie të bëjnë luftë për interesa të të huajve.
-PPD është e hidhëruar me indiferencën e deputetëve të popullit të cilët në këto raste duhej të ishin gjithnjë me elektoratin dhe ta ndajnë fatin e tyre. Kjo tregon se ata nuk e meritojnë votën e popullit.
PPD-ja në kohët që vijojnë, ashtu si deri më tash, do të jetë gjithnjë mes popullit për tejkalimin e situatave të vështira.

Lajme të ngjashme

Back to top button