Recension: VIDEO SHOKUESE: Vandalët e LSDM-së sulmuan një autobus të NPT-së dhe udhëtarë të pafajshëm

Kush i verifikon ngjarjet dhe aktivitetet për të cilat duhet të raportojnë gazetarët? Vetë gazetarët, në qoftë se janë në vendin e ngjarjes, organizatorët dhe pjesëmarrësit në ato ngjarje dhe personat e autorizuar, të cilët, në përputhje me natyrën e ngjarjes, kanë ndonjë lidhje me to, zëdhënësit ose personat e tjerë që kanë për detytë të komunikojnë me mediat dhe publikun në polici, spitale, shërbimet e zjarrfikësve, qendrat për menaxhimin me situatat e krizës…

05082015-Press24-SDSM-HuligLinku deri te artikulli origjinal: VIDEO SHOKUESE: Vandalët e LSDM-së sulmuan një autobus të NPT-së dhe udhëtarë të pafajshëm

Data dhe koha e publikimit: 07.05.2015, 00:14

Data e recensionit: 08.04.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Asnjëra nga mënyrat e përmendura për verifikimin e ngjarjeve, të veprimeve, njerëzve… për të cilat raportojnë gazetarët, në këtë rast, te kjo përmbajtje mediatike nuk është përdorur.

Madje dhe sikur ta pranojmë se video-materiali i bashkangjitur në bazë të të cilit edhe nxirret përfundimi se “vandalë të LSDM-së” kanë sulmuar autobus të NPT-së dhe udhëtarë të pafajshëm është produksion autentik gazetaresk, kjo nuk mjafton për të nxjerrë një përfundim të këtillë.

Themi “madje edhe sikur ta pranojmë…”, për shkak se nëse dëgjohet me vëmendje biseda që zhvillohet në audiofonin e video-materialit, me një dozë të madhe sigurie mund të thuhet se video-materiali është pjesë e aktiviteteve operative të policisë.

Po edhe sikur të mos jetë, në qoftë se gazetari i medies që e publikon këtë video-material ka qenë në afërsi të kamerës, mund të konstatohet se ka qenë në afërsi të nëpunësve policorë. Kjo do të thotë se ka pasur mundësi që të pyesë për identitetin e personave që e pengojnë komunikacionin dhe paraqesin rrezik për kalimtarët.

Poashtu është interesante se pse ekipi gazetaresk nuk pyet se pse policia nuk intervenon në këtë rast? Këto pyetje, edhe sikur të mos kishin fituar përgjigje, janë reagim logjik i kërshërisë së gazetarëve.

Domethënë, të konstatojmë, pa asnjë burim për ta konfirmuar tezën e kësaj përmbajtjeje, autorët e saj sugjerojnë, edhe në titull edhe në tekstin e shkurtër, se personat në rrugë janë anëtarë të një partie politike. Ky nuk është veprim që e karakterizon gazetarinë profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button