Recension: Putini: Rusia është e gatshme ta financojë gazsjellësin në Greqi

Lajmi është se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë Greqisë ashtu që atje do të ndërtojë një pjesë të gazsjellësit “Rrjedha turke”. Këtë lajm në fillim e publikoi “Republika”, e pastaj atë e morën pothuajse të gjitha mediat e tjera dhe ky lajm, gjithsesi ka aktualitet edhe për ne. Pas dështimit të projektit “Rrjedha jugore”, te ne projekti për gasifikim mbeti pa burim real të lëndës së parë! Dhe gjithsesi, kjo do të duhej të ishte një procion modest i “optimizmit” në këtë përditshmëri të zymtë. Këtu e kemi një “mirëpo”, që kërkon lajmet të shqyrtohen nga më tepër anë. Rezultati: gabim i madh në datën e përfundimit të projektit!

Путин  Русија е подготвена да го финансира гасоводот во Грција   Република OnlineLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Putini: Rusia është e gatshme ta financojë gazsjellësin në Greqi

Koha e publikimit: 07.05.2015

Data e recensionit: 09.05.2015

Recensues: Ljubomir Kostovski

Problem i këtij lajmi është se ai nuk është i kompletuar. Së pari pati ashpërsim të marrëdhënive ndërmjet Moskës dhe Ankarës, pas deklaratës së Putinit për masakrën e Turqisë mbi ermenët. Pas kësaj, me gjasë, qëndron edhe interesi i papastruar rreth “provizionit” që duhet ta fitojë Turqia nga gazsjellësi (për të cilën gjë shkruan “Politika“). Domethënë, bisedohet për gjithë projektin, veçanërisht, pasi në mënyrë plotësuese, këto ditë, Serbia nuk e pranon projektin “Rrjedha turke” (ballafaqimi i plotë me këtë të vërtetë mund të shihet edhe këtu), që do të thotë se pa të nuk do të mud të arrijë gazi deri te destinacioni i fundit – Hungaria. Me këtë lajmi se Moska i ndihmon Athinës është krejtësisht i pakuptimtë! Kjo do të thotë se edhe efekti nga ndërtimi eventual i “Rrjedhës turke” për ne menjëherë duhet të bjerë në nivel më të ulët.

Nevoja për t’i lidhur lajmet aktuale, gjithsesi, në këto raste është e domosdoshme, për shkak se në atë mënyrë do të vijmë edhe deri te data e vërtetë – “Rrjedha turke” nuk do të përfundohej për dy vjet (do të përfundonte tejkalimi i Detit të Zi) siç thotë lajmi i publikuar, por në vitin 2022. E ky është një gabim i madh. Tajmingu është një shkak i rëndësishëm për të cilin edhe Beogradi u tërhoq nga ky gazsjellës!

Lajme të ngjashme

Back to top button