LSDM vendosi: Protesta më 17 maj, do të vazhdojë edhe publikimi i bombave

Protesta e LSDM-së do të mbahet të dielën më 17 Maj, sigurisht në orën 14.

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të partisë, shumica kanë vendosur që protesta të mbahet, edhe pse ka pasur mendime të kundërta që protesta të anulohet ose të ndryshohet strategjia.

Gjithashtu është vendosur që edhe shpalosja e bombave të vazhdojë por me dinamikën që do të vendoset nga udhëheqësit e partisë, shkruan Meta.

Njëri nga themeluesit e partisë, Gjuner Ismail i cili ishte në mbledhje deklaroi se është marr vendim që protesta të mbahet por ende nuk dihet ora e saktë.

Edhe Sofija Kunovska, ka vërtetuar se shumica e anëtarëve të LSDM-së kanë vendosur që protesta të mbahet, por nuk saktësoi nëse ora e mbajtjes së protestës është 14./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button