Ndryshimet e Ligjit për pagën minimale para deputetëve

Kuvendi i Maqedonisë sot duhet të fillojë seancën e re të 47-të, ku në rend dite janë propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka, Ligjit për muzetë, Ligjit për transport në komunikacion, Ligjit për inspektorat shtetëror për bujqësi dhe Ligji për ilaçet dhe mjetet ndihmëse mjekësore, të gjitha në lexim të parë.

Me procedurë të shkurtuar para deputetëve janë Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tarifën doganore dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagë minimale në Maqedoni.

Në lexim të dytë deputetët do t’i shfrytëzojnë Propozim ligjin për shndërrimin e kërkesave të Maqedonisë në bazë të tatimit të vlerës së shtuar dhe obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj dhe ndërmarrjeve të huaja hekurudhore në investime të përhershme në HM Transport SHA Shkup dhe propozim ligjet e plotësuara për shfrytëzimin dhe disponimin me sendet në pronë shtetërore dhe sendet në pronë të komunës dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizimet publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button