Bëhet thirrje për protesta sot në Shkup

Lëvizja e re “Protestoj” sot ka paralajmëruar se do të mbahen protesta në orën 18 para Qeverisë.

#Protestoj është lëvizje qytetare për paqe, drejtësi, demoktratizimin e institucioneve dhe dorrëheqje dhe përgjegjësi të Qeverisë së tanishme.

“Përveç kësaj, porosisim se vala më e sinqertë e pakënaqësisë së vetëorganizuar qytetare nuk do të ndal!
Ne më nuk ndjejmë frikë, por vetëm neveritje nga qeveria autoritare dhe skenarët e tyre të errëta! Ne kërkojmë paqe dhe drejtësi, dhe kjo mund të ndodh vetëm nëse ato largohen! Menjëherë!

Për këtë, kërkesat tona janë:

1)dorëheqje urgjente dhe marrje të përgjegjësisë e gjithë Qeverisë;
2) lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar që nga 5 Maji e tutje;
3)formim të Qeverisë për demokratizim të institucioneve.

Hidhërimi dhe revolti jonë është duke u rritur me vite. Jemi përpara kundër çdo lloj të padrejtësisë – pa marrë parasysh se a flitet për brutalitetin e sistemit, reformave të këqija në arsimin e mesëm dhe të lartë, ose për reketimin shtetëror ndaj punëtorëve me honorarë. Protestuam edhe për lirinë e shtypit, për mbështetje të punëtorëve mediatik dhe kërkuam çlirim të shërbimit publik dhe kthimin e tij qytetarëve. Kërkuam përgjegjësi për shkatërimin e sistemit të shëndetësisë publike. Vazhdimisht luftojmë për jetë dinjtoze dhe për të drejta të punëtorëve dhe protestojmë kundër vjedhjes, varfërimit dhe nënvlerësimit të popullit!

Me 5 Maj 2015, u bë e qartë: ato nuk do të japin dorëheqje, prokuroria nuk do ti përndjek, dhe shërbimi publik çdoherë del në anën e tyre. Para tre ditësh, kur protestet e qytetarëve morrën hov dhe u zgjeruan në qytete tjera të vendit, në Kumanovë ndodhi incidenti i armatosur. Qytetarët që i ndjekin këto ndodhi, mes të cilëve edhe qytetarë të Kumanovës, flasin për kontradiktat , mospërputhjet, manipulimet dhe sipas të cilëve egziston një dyshim i madh për natyrën e ndodhive në Kumanovë. Në verzionin zyrtar për incidentin e armatosur sektori civil pa shumë lëshimë për çka edhe kërkojmë përgjigje për pyetjet e shumta të cilat i kërkojnë shumë zëra në shoqëri për shkak të humbjes së jetërave dhe rrezikimi i sigurisë së përgjithëshme.

Ne jemi në numër më të madh, më afër dhe më të solidarizuar se kurrë më parë. Thërasim të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët më nuk munden ta durojnë padrejtësinë, varfërinë dhe manipulimet e errëta të qeverisë, të na bashkohen, së bashku, në lëvizjen mbietnike, mbipartiake dhe autentike për paqe dhe drejtësi!”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Protestoj.

Lajme të ngjashme

Back to top button