Recension: Kaos te opozita: Geroski dhe Spasovi “u kacafytën”, Zaevi u përpoq të balancojë, mirëpo Geroski iu përgjigj ashpër!

Хаос-во-опозицијата-Героски-и-Спасов-се-“запукаа“-Заев-проба-да-балансира-но-Героски-луто-му-одговори-crop-resize

 

Хаос во опозицијата  Героски и Спасов се “запукаа“  Заев проба да балансира  но Героски луто му одговориLinku deri te artikulli origjinal: Kaos te opozita: Geroski dhe Spasovi “u kacafytën”, Zaevi u përpoq të balancojë, mirëpo Geroski iu përgjigj ashpër!

Data dhe koha e publikimit: 27.4.2015

Data e recensionit: 3.5.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Kur rekomandohet respektimi i standardit gazetaresk që pala e akuzuar të kërkohet për të marrë mendim, nuk mendohet që të merren elemente nga publikimet dhe ato të shfrytëzohen për spin gazetaresk. Mu këtë e kemi në këtë publikim – përpjekje për shtrembërim të plotësuar me komente.

Vetë publikimi fillon me koment. Konstatohen gjendje për të cilat nuk ka atribuim përkatës:

Pasi qytetarët e dënuan politikën destruktive të Zaevit dhe të Zhernovskit, në opozitë sundon atmosferë e ndarjeve, kritikave, mendimeve të ndryshme dhe mospajtimeve

Lexuesit nuk i ofrohet dëshmi për qëndrimin e qytetarëve. Nuk kemi anketë me qytetarët ose diçka të ngjashme. Publikimi vazhdon me citimin e elementeve nga komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale. Në është diçka e paparë që publikimet e këtilla të përdoren në materiale gazetareske. Qëndrimi i shprehur publikisht, veçanërisht nëse është me interes publik, mund të fitojë vend në tekst ose në eter. Si do që të jetë, pasqyra e këtillë këtu fiton element anshmërie nëpërmjet elementit komentues të shprehur qartë në pjesën e mëposhtme:

Pas korrespodencës së këtillë të eksponentëve të opozitës, me koment të vetin u paraqit edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Kush thotë se bëhet fjalë për “eksponentë të opozitës”? Nuk ka dëshmi se dy personat e përmendur në tekst janë në udhëheqësinë partiake të LSDM-së opozitare, me çka edhe vetë titulli i publikimit mund të konsiderohet si i paqëndrueshëm dhe potencialisht i rrejshëm. Vërehet tendenca e autorit anonim që t’i diskreditojë personat qëndrimet e të cilëve i prezanton. Ndaj kësaj duhet mund ta shtojmë edhe pyetjen: a është aq e vështirë të kërkohen personat e përmendur për të dhënë deklaratë? Përveç asaj se komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale shpeshherë përdoret në publikime profesionale, nuk arsyetohet që ato të përdoren pa përpjekjen e gazetarit që të marrë mendim nga dora e parë. Dëshmia për një përpjekje të tillë nuk është theksuar në mënyrë të dukshme në publikimin spinues që e recensojmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button