BDI megjithatë e pranoi legjitimitetin e Ivanovit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e pranoi legjitimitetin e presidentit Gjorgje Ivanov.

Përfaqësuesi i saj sot shkoi tek kabineti i Ivanovit, duke qenë pjesë e takimit të Këshillit të Sigurimit.

Kjo parti kishte deklaruar se asnjëherë nuk do ta njoh si legjitim presidentin Ivanov, por megjithatë shkoi në nismën e tij të thirrur pas ngjarjeve të tmerrshme në Kumanovë, ku pësoi rëndë popullata shqiptare.

BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti me këtë i japin legjitimitetin edhe presidentit të vendit Gjorgje Ivanov. Deri tani kjo parti e shihte ate si president jolegjitim dhe me term ende më të pakuptimtë “jokoncensual” me anë të së cilit kërkoi zgjedhje të parakohshme duke mos sqaruar realisht asnjëherë konkretisht PSE kishim nevojë për zgjedhje?!

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Te dhevsha me BDI e me Ivanov e me gjitha,na moren ne qaf neve,nenat tona e femijet tone…

Back to top button