Sulmet në Kumanovë, Presidenti Ivanov mbledh Këshillin e Sigurimit, mbahet një minutë heshtje për viktimat

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thirrur pasditen e së dielës Këshillin e Sigurimit në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Kumanovë, ku mbetën të vrarë të paktën 22 persona, mes tyre 8 policë.   Në seancën e jashtëzakonshme, përveç Ivanovit, të pranishëm janë edhe kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, kryeministri Nikolla Gruevski, ministrat e mbrojtjes, punëve të brendshme dhe të jashtme, Zoran Jolevski, Gordana Jankullovska dhe Nikolla Popovski, si dhe anëtarët e Bankës Botërore, Veli Kreci, Fljora Kadriu dhe Naser Sejdini.

Nga kabineti, Presidenti Ivanov informoi se, në përputhje me Rregulloren për punën e Këshillit të Sigurimit, në seancë ka thirrur edhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev është pranishëm në seancë.

Në vend të Ahmetit prezent është Talat Xhaferi dhe në vendin e Menduh Thaçit është Imer Aliu.   Para fillimit të seancës të gjithë të pranishmit mbajtën një minutë heshtje për të vdekurit në ngjarjet e Kumanovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button