FFM vendos, Shkëndija – Vardari të martën

Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM) ka anuluar një pjesë të ndeshjeve të Ligës së Parë, shkaku i situatës së përkeqësuar në qytetin e Kumanovës. Tre ndeshje të play-offit është vendosur t zhvillohen të martën prej orës 16:30 minuta, ndërsa dy ndeshje të play-out do të luhen të shtunën.

Derbi i javës së 30-të ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që ishte planifikuar të luhet të dielën në Kumanovë, do të zhvillohet në Kërçovë. Edhe një herë më parë, ndeshja Shkëndija – Vardati ishte anuluar, e cila u shty shkaku i tensioneve në Gushincë. Atëherë Shkëndija fitoi Vardarin me rezultat 3:2.

Java e 30-të

(e martë, ora 16:30)
Shkëndija – Vardari
Renova – Sileksi
Rabotniçki – Metalurgu

(e shtunë, ora 16:30)
Pelisteri – Bregallnica
Turnova – Teteksi

Lajme të ngjashme

Back to top button