Era Istrefi vjen me “Njo si ti” (Video)

Këngëtarja më në formë për momentin edhe pse në moshë të re Era Istrefi sapo ka lansuar klipin më të ri të këngës ‘’Njo si ti’’.

Për këtë projekt për tekstin është përkujdesur vetë Era dhe reperi i njohur Lumi B derisa muzikën dhe aranzhimin e ka bërë Big Bang.

Ky është projekti i ri i saj por edhe i parë për këtë vit dhe si duket e ka filluar mbarë, derisa xhirimet e klipit i ka mbaruar në Shqipëri.

Era duket mjaft në formë dhe pritet që të shpërthejë akoma më shumë gjatë këtij viti duke iu zënë vendin shumë këngëtareve të tjera të cilat tashmë e kanë dëshmuar veten në karierën muzikore.

Lajme të ngjashme

Back to top button