Hakerët shqiptarë sulmojnë ueb faqen e ministrisë maqedonase (Foto)

Eshtë vënë jashtë funksionit dhe është sulmuar me mesazhe patriotike shqiptare ueb faqja e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë.

Sulmi është bërë në ballinën e ueb faqes zyrtare të këtij dikasteri qeveritar maqedonas ku janë mesazhe patriotike shqiptare.

Përgjegjësinë për sulmin sipas mesazhit e ka marrë grupi KWG – Kosovo Warrior Group (Grupi i Luftëtarëve Kosovarë).

Ky sulm mbi faqen zyrtare të ministrisë së jashtme të Maqedonisë vjen pas tensioneve të mëdha dhe gjendjes së rëndë në Kumanovë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button