Përfundoi aksioni policor në Kumanovë

22:30 Në Kumanovë për momentin situate është e qetë, por ende ekziston frika të popullata atje. Nëpër rrugë nuk ka lëvizje të njerëzve por nuk dëgjohen të shtëna armësh. Është asgjësuar edhe grupi i fundit i armatosur i përbërë nga 9 persona, katër prej të cilëve kanë vdekur nga të shtënat me policinë derisa raportohet se njëri prej tyre është vetëvrarë. Të tjerët i janë dorëzuar policisë.

Mediumet raportojnë se aksioni policor ka përfunduar.


Edhe pse mediat e vendit shkruajnë se janë ndërprerë luftimet në Kumanovë, vazhdojnë të vijnë informacione se luftimet po vazhdojnë me intensitet edhe më të madh.

Mediat raportonin se po zhvillohen negociata, por deri tani negociatorët nuk kanë arritur t’i bindin për t’u dorëzuar.

Ende nuk ka asnjë informacion zyrtarë, ndërsa të shtëna armësh vazhdojnë të dëgjohen në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button