RDK reagon lidhur me ngjarjet në Kumanovë

Kryesia e ngushtë e Rilindjes Demokratike Kombëtare në koordinim me Degën e RDK-së në Kumanovë shpreh shqetësimin më të  thellë për ngjarjet e sotme në qytetin e Kumanovës dhe vlerëson se këto skenare të orkestruara do të përfundojnë me përgjigjen më të mirë për maturi, qetësi, dhe urtësi të popullit shqiptar, i cili njëzëri kundërshton zgjedhjen e dhunës, konfliktit dhe gjakderdhjes si mënyrë të daljes nga kriza e krijuar.

“ Këtë e kemi theksuar në vazhdimësi, dhe do të vazhdojmë të mbajmë të njëjtin qëndrim edhe më tutje, për skenar të mundshëm edhe në të ardhmen. Populli shqiptar i Kumanovës dhe Likovës, por edhe popullatës shqiptare në përgjithësi,  është i përcaktuar për paqe, zhvillim ekonomik dhe integrim euroatlantik, por si duket elementet keqbërëse nuk janë të interesuara për këtë agjendë dhe duke instrumentalizuar grupe të panjohura e të padëshiruara, dëshirojnë skenar të errëta për popullin shqiptar. Rilindja Demokratike Kombëtare fton popullin në maturi, të mos bie pre e orkestrimeve të huaja e qëllimkëqija, të cilat nuk shpijnë askund, por përkundrazi e fusin popullin nëpër labirinte të vështira me rrugëdalje të vështirë”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Gjithashtu RDK  në koordinim me Degën e saj në Kumanovë u bën thirrje të gjithë kumanovarëve të tregojnë qetësi dhe gjakftohtësi, dhe të mos largohen nga shtëpitë e tyre pa nevojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button