LSDM: Mos bini pre e provokimeve, Gruevski e Ahmeti dilni dhe sqaroni kush e destabilizon Maqedoninë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë u bën thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe ta ruajnë gjakftohtësinë, të mos bien pre e skenarëve të errëta për nxitje të konflikteve dhe destabilizim të Maqedonisë, tha sot lideri i kësaj partie pas zhvillimeve të fundit në Kumanovë.

LEXO: Versioni zyrtar policor për Kumanovën: Sulm nga terroristë, aksioni vazhdon (VIDEO)
LEXO: FOTO-VIDEO nga situata në Kumanovë

“I bëj thirrje Nikolla Gruevskit njëherë të del para qytetarëve të Maqedonisë dhe të sqarojë kush, pse dhe me çfarë qëllimi është duke e destabilizuar Maqedoninë. A hynë dhe pse hynë në Maqedoni grupe kriminele nga territori i një shteti fqinj? Kush i organizon dhe me çfarë qëllimi? Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Ali Ahmeti. Viktima janë edhe maqedonasit edhe shqiptarët, edhe policia edhe civilët. Tani është më me rëndësi tu ndihmohet banorëve civil dhe të ketë siguri për të gjithë. Skenari i zi nuk do të ketë sukses. Qytetarët e dinë se kush ka interes për kështu skenarësh dhe nuk do të lejojnë të jenë të përzier në ato. Maqedonasit dhe Shqiptarët dhe tjerët janë të bashkuar si asnjëherë më parë” tha mes tjerash Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po or z.Zaev shum të çetë do tē ishim Shqipëtarët po ky aksion me armë më të rënda luftarake dhe helikopterë të zhvillohej në një lagje të banuat me sllavomaqedon civil, por edhe ksaj do ti vie fundi, kushdo çë të vjen në çeveri mos të le asnji pjesmarës tē këtij aksioni pa e mar në përgjegjsi për vetëm edhe nji civil të pafajshëm apo familje viktimë të këtij aksioni. Se nuk bëhen aksione të tilla kundër edhe Teroristëve më të ashpër në bot, në vende të banuara në situatë jo lufte!Allahu i mëshiroft civilët viktima dhe të shqetësuar nëpër shpijat e veta, kriminelët i denoft me denim më të vrashtë.Amin Amin Amin Allah.

Back to top button