Ngjarjet në Kumanovë, apel për përmbajtje dhe qetësi!
LEXO: Aksion policor në Kumanovë, digjet shtëpia, polic të lënduar (VIDEO)
Skenaret e paralajmëruara për destabilizim po fillojnë të konkretizohen. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe mos bien pre e provokimeve. Nuk është e qartë se çfarë po ndodh realisht, kush manipulon e kush provokon dhe me çfarë qëllimesh. Por një gjë është e dukshme, që e gjithë kjo ndodh tani kur Maqedonia është në krizë të thellë politike dhe se kjo gjendje vetëm se e zhvendos vëmendjen nga protestat ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit dhe “bombat” me informata tronditëse që po i shpalos lideri i opozitës Zoran Zaev. Aksionet “e mëdha policore” zhvillohen vetëm nëpër vende shqiptare dhe me këtë synohet nxitet edhe më shumë situata duke i dhënë ngjyrim ndëretnik. Andaj nuk duhet reaguar me emocione dhe bëjmë apel për qetësi.
Redaksia Portalb
Ngjarjet e sotme në Kumanovë janë përpjekje për destabilizimin e vendit dhe tërheqjen e vëmendjes nga kriza e thellë politike në të cilën ndodhet vendi si rezultat aferës së përgjimeve andaj i bëjmë thirrje popullatës të ruaj qetësinë dhe të mos bjerë pre e skenarëve të tillë. Tendencat për qëllime destabilizuese u vërejtjen e në rastin e Gushincës, por edhe në situata tjera. Në opinion, ditëve të fundit kanë qarkulluar informata se për skenarë të tillë janë ndarë miliona euro. Raste të këtilla po ndodhin në momentin kur po paralajmërohet nga ana e opozitës publikimi i dëshmive kyçe për rastet më sensitive, siç është “Monstra”, andaj qarqe të caktuara të ndihmuara nga individë të papërgjegjshëm dhe në shërbim të shërbimeve të caktuara vetëm sa tentojnë të pengojnë nxjerrjen në dritë të së vërtetës. Skenarët e tillë nuk i ndihmojnë popullatës shqiptare andaj si asnjëherë më parë nevojitet përmbajtje dhe shmangie nga provokimet e tilla ogurzeza.
Redaksia Alsat-M.
Te dashur bashkeqytetare, per shkak se ne oret e pare te mengjesit po degjohen te shtena nga arme zjarri ne Kumanove, (per ate qe gazeta LAJM, tani disa dite me radhe ka shkruajtur), ju kisha lutur te jeni te kujdesshem ne levizjet tuaja respektivisht te mos dilni nga shtepite tuaja pa nevoje. Ju lutem sinqerisht, hapni syte dhe mos u beni pre ose viktime i njerezve te papergjegjshem, te cilet duan te realizojne qellimet e tyre te erreta.
Redaksia LAJM