Nga erdhën gjurmët e kuqe në veturën e Mlladenovit?

Në procesverbalin të MPB-së shkruan se në veturën e Mlladenovit janë gjendur gjurmë të kuqe të ndonjë automjeti tjetër ne lartësi prej 60 centimetra, në anën e prapme të djathtë. Pse s’është publikuar kjo informatë?, pyet Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së, gjatë publikimit të sotëm të bisedave të përgjuara të ashtuquajtura ‘bomba’.

“Ndoshta vetura është rrokullisur në të djathtë, e ndoshta arsye për këtë ka qenë kthimi papritmas nga ndonjë goditje në pjesën e pasme të automobilit. Pse përgjegjësit e gënjenin opinionin, fshihnin informata, dhe nuk zhvilluan hetime profesionale për vdekjen e Mlladenovit? Publikisht premtoj se pas ndërrimit të pushtetit në Republikën e Maqedonisë do të hapet një hetim i ri, i pavarur dhe i përpiktë për aksidentin në të cilin u vra Mlladenovi. Drejtësia do t’i arrijë të gjithë.” tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button