Letra e Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepit drejtuar të punësuarve në BFI

Të nderuar punëtorë besnik të institucionit shekullor Islam

Më lehoni që të gjithë juve t’ju përshëndes me përshëndetjen më të përkryer lslame Esselamu Alejkum ve rahmetullahi ve bereqatuhu

Të nderuar unë jam krenar me qëndrimin tuaj besnik dhe patriotik. Vazhdoni të qëndroni ashtu si keni qëndrua deri më tani, durimi me dinjitet si rezultat të fundit e ka fitoren, e cila do të ndodh në çdo moment.

Kjo që ndodhi dhe në formën si ndodhi edhe pse është një turp historik, ndoshta bile krejt në fund do të jetë një bereqet, sepse dolën në shesh qentë të cilët kanë ngrënë bukën nga xhepat e muslimanëve, ndërsa fshehurazi kanë punuar për djallin e mallkuar, por juve me gjendjen që keni përjetuar, mos t’ju demoralizon por përkundrazi duhet të ndiheni krenarë duke e ditur fjalën e urtë se: S’ka shtëpi pa një WC, e cila kohë pas kohe duhet të pastrohet.

Të gjithë ju, keni përkrahjen unike të të gjitha organeve dhe institucioneve të BFl-së në tërë territorin e RM. dhe të gjithë muslimanëve brenda dhe jashtë vendit.

Allahu ju dhëntë shëndet, forcë, energji. Çlirimi juaj dhe i institucionit pritet shumë shpejt. Ka kaluar e shumta, ka mbetur e pakta.

Allahun e keni me vete dhe gjithë muslimanët në Krye me Reisin tuaj. Allahu ju shpërbleftë për rezistencën kundër tradhtarëve. Të jeni të sigurt se buka e BFl-së do ti vret.

Të gjitha të mirat, poshtë tradhtia e tradhtarëve. Rroftë fitorja pas qëndresës patriotike tuaj. Në asnjë moment mos dyshoni dhe duhet ta dini se Kryetar e keni Sulejman Rexhepin.

Lajme të ngjashme

Back to top button