Avokati i popullit: Të arrestuarit ankohen nga brutaliteti policor

Avokati i popullit (AP) pas publikimit të informacioneve se në protestat e fundit janë arrestuar disa persona në Shkup, dërgoi ekipe në disa njesi dhe stacione policore.

‘Gjatë vizitës është konstatuar se ka një numër të madh të të arrestuarve, të cilët janë ankuar nga brutaliteti policor gjatë arrestimit, por jo edhe në trajtimin në stacionin policor. Ekipi i Avokatit të popullit në mënyrë vizuale konstaton lëndime më të lehta te një pjesë e të arrestuarve për cka është siguruar ndihmë adekuate mjeksore, njëkohësisht u konstatua se në disa stacione policore vendosja e tyre është në hapsira joadekuate’ thonë nga kabineti i Ixhet Memetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button