Venizelos i raporton Samarasit për takimin me Ahmetin

Për politikën e jashtme, konkretisht për Sirinë, Egjiptin dhe Maqedoninë, kanë biseduar dje Samarasi dhe Venizelosi në takimin që është mbajtur në pallatin e kryeministrisë, sipas informtave nga PASOK-u, njofton agjencia gazetare greke. 

Në fillim të takimit ka qenë i pranishëm edhe zëvendësministri i punëve të jashtme, Kurkulas, i cili i ka njoftuar ata me çështjet që kanë të bëjnë me kryesinë greke të BE-së.

Detaje nga bisedimet nuk jepen, por me gjasë ka pasur konsultime në vigjilie të Kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, ku pritet që Greqinë ta përfaqësojnë Samarasi dhe Venizelosi.

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë greke, para më tepër se 1 muaji, paralajmëroi intensifikim të negociatave për emrin gjatë muajit shtator, dhe në këtë vijë isht edhe takimi i djeshëm me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. 

Ka shumë gjasa që në Kuvendin e përgjithshëm të KB-ve në New York, ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, të ketë takime me përfaqësuesit e lartë të Maqedonisë dhe të Greqisë.

Ja se si analistët e komentojnë vizitën e Ali Ahmetit në Athinë dhe reagimin e ish-ministri për punë të jashtem të Maqedoni, Antonio Milloshoski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button