Hapet Panairi i 27-të i librit në Shkup

Manifestimi më i rëndësishëm nga fusha e letërsisë dhe veprimtarisë botuese, Panairi i 27-të i librit, zyrtarisht do të hapet sonte në Panairin e Shkupit.

Për vizitorët prej nesër deri më 11 maj, në Panair do të ekspozohen vepra bashkëkohore dhe klasike letrare, letërsi shkencore, libra shkollorë dhe manualë shkollore, enciklopedi dhe vepra nga fusha e kulturës dhe artit. Në panair do të prezantohen më shumë se 70 botues nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Suedia dhe Italia.

Orari i punës së Panairit të Shkupit do të jetë prej orës 10:00 deri në ora 20:00. Biletat kushtojnë 30 denarë, ndërsa për vizita të organizuara 20 denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button