Ndalet guri gjigant, e jashtëzakonshme se si shoferi i shpëton vdekjes

Pak njerëz në botë mund të jenë përballur me një moment si ky, ku një tajvanez sheh vdekjen me sy, teksa po ngiste makinën e tij. 

Gjatë rrugëtimit të tij ai sheh të shkëputet nga shpati i malit një gur gjigant, që rrokulliset me shpejtësi drejt tij.

Në çastin që guri pritej të godiste makinën befas ndalet në vend.

Videoja e jashtëzakonshme, regjistruar rastësisht në një aparat fotografik të montuar në pultin e makinës, tregon se sa me fat ka qen ky njeri.

Guri gjigant peshonte qindra ton dhe kishte madhësinë e një shtëpie.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit Keelung të Tajvanit, pas një shiu të rëndë tropikal që shkaktoi 3 viktima dhe përmbytje në jug të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button