Vëllai i Brezës: Inspektorët më detyruan ta nënshkruaj deklaratën

“Inspektorët e Sigurisë shtetërore më thanë çka të shkruaj në deklaratën time për rastin kur zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen në Oreshe. Ata më dërguan në një kafene në Jurumleri të Shkupit, por edhe nëpër kafiteri të tjera në Shkup dhe më sqaruan gjithçka, çka të shkruaj, çka të them. Ata më thanë ‘ti shkruaj, e pastaj ne do ta ecim punën’. Inspektorër policorë më dërguan në gjykatën e Velesit, e poashtu e maltretuan edhe gjyshin tim Nikollën. Për atë se vëllai im është dëshmitar i rrezikuar kuptova prej tij kur ishte në paraburgim. Nuk është vetëm vëllau im dëshmitar i rrezikuar, por e gjithë familja. Gjithçka që kam thënë në aktpadi nuk është e saktë”, deklaroi vëllai i Brezës, Sashko Arsovski, i cili para Gjykatës Penale në Shkup u paraqit si dëshmitar i prokurorisë në rastin “Likuidimi”. 

Para Këshillit gjyqësor sot dëshmuan shtatë dëshmitarë të Prokurorisë, prej të cilëve shumica të punësuar në administratën gjyqësore në Gjykatën themelore të Velesit. 

Gjatë shqyrtimit gjyqësor ata mbetën në deklaratat e dhëna gjatë procedurës hetimore, me sqarime të vogla për pyetjet që ua parashtruan avokatët e të akuzuarve.  

Të premten, para Këshillit gjyqësor është planifikuar të dëshmojë edhe dëshmitari i rrezikuar Breza. Në rastin “Likuidimi” janë akuzuar dhjetëra qytetarë, në mesin e të cilëve edhe gazetari Tomisllav Kezharovski, i cili akuzohet se në mujoren “Reporter 92” e ka publikuar identitetin e dëshmitarit të rrezikuar. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button