Ja kur do të fillojë dueli i shekullit sipas kohës tonë lokale

Dueli i shumëpritur mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiaos do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Sipas kohës lokale në Las Vegas ky duel do të zhvillohet më 2 maj rreth orës 20:00, e ndërsa sipas kohës sonë lokale, ky duel do të zhvillohet duke filluar rreth orës 05:00 të së dielës në mëngjes, me datën 3 maj.

Digitalb ka njoftuar se transmetimi i këtij meçi do të fillojë prej orës 02:00 por fillimisht besohet se do të zhvillohen disa meçe tjera, e më pas rreth orës 05:00 do të startojë dueli i shekullit mes Mayweather dhe Pacquaio. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button