Shpëtohen 4 shtetas grekë pranë Dhërmiut

Policia Kufitare e Sarandës shpëtoi katër shtetas grekë. Pak pas mesditës së sotme shtetasit grekë u shpëtuan pranë Dhërmiut, pasi motobarka e tyre pësoi avari teksa lundronte.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, Policia Kufitare e Sarandës dhe e Dhërmiut që prtej orës 07.00 të mëngjesit, kanë marrë pjesë në një operacion të përbashkët me rojen bregdetare greke, për shpëtimin e katër shtetaseve grekë të cilët pësuan avari në motobarkën e tyre.

Ne këtë operacion të përbashkët të mjeteve lundruese të Policise Kufitare Shqiptare dhe Rojes Bregdetare Greke u shpëtuan 2 milje në ujrat tona teritoriale, mbi ishujt Fanon përballë Dhërmiut 4 shtetas grekë të cilët kishin humbur kontaktin me rojen bregdetare greke në orët e para të mengjesit të ditës së sotme, të cilet kishin dalë për shetitje me një motobarkë të vogël e cila ka pasuar avari dhe rryma i ka sjellë në drejtimin tonë.

Nga ana e Policisë Kufitare Shqiptare pas marrjes së kërkesës për ndihmë nga roja bregdetare greke hynë në veprim 3 mjete lundruese.

Së bashku me dy mjete lundruese greke pas disa orë kërkimesh u bë e mundur identifikimi se ku ndodheshin këta shtetas .

Rreth orës 13.00, u bë evakuimi i tyre dhe më konkretisht bëhet fjalë për dy të rritur dhe dy fëmijë të moshës 4 e 7 vjeç./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button