Rritet qarkullimi rrugor jashtë qyteteve

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep ­ Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku ende është në ndërprerje. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit. Nga data 27 prill në udhëkryqet Petrovec dhe Katllanovë është në funksion regjim i ri i komunikacionit. Tek Udhëkryqi Petrovec hyrja dhe dalja në autostradën A4 drejt dhe nga Petroveci, në aksin rrugor Shkup ­ Veles, do të bëhet para pikës pagesore Petrovec.

Hyrja dhe dalja në autostradën A4 drejt dhe nga Petroveci, në aksin rrugor Veles ­ Shkup, do të bëhet pas pikës pagesore Petrovec. Njoftohen shfrytëzuesit e autostradës se të gjitha automjetet të cilat kalojnë nëpër stacionin pagesor Petrovec duhet të paguajnë taksë pagesore, përveç automjetet të cilat janë të liruara nga pagesa e taksës pagesore në pajtim me Ligjin për rrugë publike. Automjetet të cilat nuk do të paguajnë taksë pagesore do të trajtohen si automjete të cilat kanë refuzuar të paguajnë dhe për to do të zbatohen dispozita ndëshkuese nga Ligji për rrugë shtetërore. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Ky informacion i përket anës së kufirit të Maqedosni.

Lajme të ngjashme

Back to top button