Sot prezantohet konkursi për inovacione sociale

Në Minsitrinë e Punëve të Jashtme sot do të prezantohet konkursi për inovacion social, nën slloganin “Make a positive impact – create change”, që është pjesë e shënimit të Ditës së Kombeve të Bashkuara – 24 Tetorit dhe të 20 viteve nga anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në organizatën botërore. 

Konkursin do ta prezantojnë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, u.d. koordinues i përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Maqedoni, Bertran Demulan dhe dekani i Fakultetit për Shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FINKI), Dimitar Trajanov. 

Konkursi do t’u dedikohet të gjithë individëve dhe organizatave lokale qytetare të interesuara të propozojnë zgjidhje inovative për tre sfida zhvilluese: barazi gjinore, qasje në shërbimet shëndetësore në mjediset rurale dhe mbrojtje e mjedisit jetësor. /MIA

Lajme të ngjashme

Back to top button