Ali Ahmeti sot në Athinë e vazhdon fushatën për eurointegrimet

Sot pritet që lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në Athinë të takohet me shefin e diplomacisë greke dhe zëvendëskryeministrin, Evenagelos Venizelos. 

Takimi, thonë nga partia e Ahmetit, realizohet në vazhdimësi të fushatës që BDI e ka marrë përsipër ta udhëheq për të bërë hapa përpara në procesin e euro-integrimeve.

MPJ-ja greke, në paralajmërimin për takimin Ahmeti-Venizelos kumtoi vetëm se shefi i diplomacisë greke do të takohet me liderin e partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, e cila është pjesë e koalicionit në pushtet. 

Sipas mediumeve greke, fokusi i bisedimeve ndërmjet Venizelos dhe Ahmetit pritet të jetë çështja për emrin e Maqedonisë dhe perspektiva evropiane dhe euroatlantike e vendit. 

Ali Ahmetin në Greqi e shoqëron zëvendëkryeminsitri Musa Xhaferi si dhe shefi i kabinetit të tij, Artan Grubi. 

Ky është takimi i dytë brenda vitit i pëfaqësuesve shqiptarë të Qeverisë së Maqedonisë me ata të Qeverisë greke. Ministri i jashtëm Nikolla Poposki tha se i mbështet takimet e tilla të Ahmetit duke thënë se çdo kontribut për zgjidhen e emrit është i mirëseardhur. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button