Gjashtë persona të lënduar nga aksidenti që u përfshi makina e liderit të LSDM, Zaev

Sot në mëngjes rreth orës 09:00 në kryqëzimin e rrugëve “Kliment Ohridski” dhe “Vëllazërim-Bashkimit” në Strumicë, ka ndodhur një aksident në mes të makinës “Fiat Punto” me targa të Shtipit, drejtuar nga V.M. (25) nga Radovishi dhe makina e tipit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga K.A. (58) nga Strumica.

Në ato momente vetura është drejtuar nga shoferi i Zaevit, ndërsa me të ishte edhe gruaja e shoferit të kryetarit të LSDM-së.

Sipas MPB-së, në aksident janë lënduar shoferi i Fiat Puntos V.M dhe dy bashkëudhëtarët S.GJ (25) dhe Z.M (32), të gjithë nga Radovishi dhe në makinën Audi u pësuan plagë të lehta J.A. (53), D.K. (61) dhe R.K. (66), të gjitha nga Strumica.

Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë.

Policia po punon në zgjidhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button