Së shpejti trajtim me aeroplan kundër insekteve

­ Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave së shpejti do të kryejë trajtim me aeroplan kundër insekteve për dëmtimin e pemëve, e cila i sulmon pyjet me lisa, paralajmëroi zëvendësministri Vanço Kostadinovski. “MBPEU formoi Shërbim diagnostikues­parashikues, i cili ka për qëllim të njoftojë për dukurinë e insekteve, të cilat mund të godasin sipërfaqe më të madhe. Janë bërë analiza më të hollësishme, me ç’rast është vërtetuar se në rajonin e Demir Hisarit dhe gjithkund ku ka pyje me lisa cilësore ka intensitet të mesëm deri të fuqishëm të dukurisë së insekteve që i dëmtojnë pemët, të cilat shkaktojnë mbikullotje të sipërfaqeve.

Tani më është përgatitur plan për trajtimin me aviometoda dhe së shpejti do të fillohet me trajtimin pranveror”, tha Kostadinovski në përgjigjen e pyetjeve të deputetëve.

Precizoi se aviotrajtimi do të zbatohet në pyjet me lisa në rajonin e Demir Hisarit, Krushevës, Manastirit, Shkupit, Resenjës.

Lajme të ngjashme

Back to top button