Kujdes sot ku ndizni zjarr dhe hedhni mbeturina

Gjatë ditës së sotme mund të piqni miq në natyre por vetëm në zgarë të vërtetë. Nëse mishin dhe ushqimin e pregatitni në zgara të improvizuara nga gurrë dhe rrjete hekuri, kjo do të ndëshkohet, sqarojnë nga Qyteti i Shkupi.

‘Sipas Ligjit dënohen vetëm njerëzit të cilët hapin zjarr ose hedhin mbeturina në hapsira publike, e jo edhe ata që bëjnë zgarë në mënyrë të duhur’ thotë zëdhënësi i Shkupit, Nedelço Krstevski.

Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqet dhe gjelbërimi”, u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë që festën e 1 Majit dhe ditët e fundjavës t’i kalojnë në natyrë, sidomos në vendet siç janë: Park-mali Vodno, parku natyror Gazi Babë, QRS Saraj, kanioni Matka, liqeni Treska dhe vende të tjera pikniku, të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura dhe të mos hedhin mbeturinat.

Njëherit i informojmë qytetarët se ekipet e Qytetit dhe NP”Parqet dhe gjelbërimi” në përputhje me masat dhe kompetencat për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e gjelbërimit të qytetit do të ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprim parandalues, do të jenë të pranishëm dhe do të kontrollojnë sipërfaqet publike, gjithashtu rikujtojmë se dënimi për ndezje të zjarrit në hapësira publike është 200 euro, ndërsa për hedhjen dhe lënien e mbeturinave 50 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button