Sheqeri e bën lëkurën më të vjetër

Në një hulumtim të bërë nga shkencëtarët amerikanë është zbuluar se niveli i sheqerit në gjak mund

Në hulumtim kanë marrë pjesë 670 persona në moshën prej 50 deri 70 vjet. Rezultatet kanë treguar që çdo rritje e nivelit të sheqerit në gjak për 1 mmol/L e bën lëkurën më të vjetër për 5 muaj.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që konsumimi i tepërt i sheqerit ndikon negativisht në prodhimin e kolagjenit dhe elastinit, të cilët i japin elasticitet lëkurës, çka mund të shkaktojë krijimin e parakohshëm të shenjave të plakjes.

Nëse dëshironi ta ruani rininë, është koha të keni kujdes me konsumimin e sheqerit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që sheqeri është i keq, por karbohidratet, transmeton Koha.net. E rëndësishme është sasia, por edhe lloji i karbohidrateve që e konsumoni.

Ekspertët sjellin disa këshilla me ndihmën e të cilave do të kontrolloni konsumin e sheqerit:

• Shmangni sheqerin e rafinuar, sepse nuk ka vlera ushqyese, çka do të thotë që nuk është aspak i nevojshëm për organizmin;
• Konsumoni pasta dhe bukë nga drithërat integrale;
• Orizin e bardhë zëvendësojeni me integral;
• Shmangni lëngjet dhe ëmbëltuesit artificialë;
• Konsumoni sheqer natyral përmes frutave të freskëta ose të thata. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button