6 sekretet e përqendrimit në punë

Ju fluturon mendja, apo ëndërroni me sy hapur gjatë punës? Nëse stërmundoheni për të qëndruar vigjilentë, terapistja Suzi Cinalli e ka përgjigjen. Për “Mail Online”, ajo ka dhënë gjashtë këshilla për të rritur përqendrimin.
Masazhoni “syrin e tretë”

 


Masazhimi i pikave refleksive gjatë momenteve të lira në punë mund të përmirësojë kujtesën dhe t’ju bëjë të çtensionoheni. Merrni frymë thellë, disa herë rresht dhe shtypni me gishtin e mesit “syrin e tretë”, i cili ndodhet midis vetullave, mbi hundë. Shtypeni për 3-4 minuta, duke e përsëritur dy ose tre herë në ditë. “Syri i tretë” lidhet me gjendrën pineale, një gjendër sa një kokërr bizeleje, pjesë e sistemit endokrin.

Mbani fara kungulli me vete

Një grusht farash në ditë ju jep sasinë e rekomanduar të zinkut, i cili është jetik për përmirësimin e kujtesës dhe aftësive të të menduarit. Farat e kungullit përmbajnë edhe omega-3, i cili është i shkëlqyer për trurin. Nëse nuk ju pëlejnë farat e kungullit, konsumoni arra.

Konsumoni peshk për mëngjes

 


Peshku është i pasur me acide EPA dhe DHA, omega-3, të cilat sigurojnë një sasi të madhe energjie. Nivelet e ulëta të DHA-së lidhen me rrezikun për zhvillimin e sëmundjes së Alzhajmerit dhe humbjen e kujtesës. Llojet e rekomanduara të peshkut janë salmoni, herringu, sardelet etj., me të cilat mund të bëni tost për mëngjes.
Merrni frymë thellë

Nëse doni të përqendroheni, ngadalësojeni frymëmarrjen. Frymëmarrja e thellë ndihmon në ndryshimin e modelit valor të trurit; ajo aktivizon valët theta, një gjendje e lidhur me përmirësimin e kujtesës. Për të aktivizuar valët theta, duhet të merrni frymë me bark:

Merrni frymë duke numëruar nga 1 deri në 6

Mbajeni frymën (numëroni deri në 2)

Nxirreni frymën ngadalë (numëroni deri në 9)

Pas disa çastesh, do të ndiheni më të qetë dhe do ta përthithni informacionin e ri më lehtësisht.
Shihni foto kafshësh shtëpiake

Nëse doni të gjeni foto të tilla, “PetSugar” është një vend i mirë. Nuk është shaka. Të shohësh foto kotelesh në punë ju ndihmon edhe në përmbushjen e afateve të fundit (deadline-ve). Një studim në Japoni gjeti se studentët e bënin një detyrë me kujdes dhe dëshirë më të madhe, pasi shihnin fotografi qensh dhe macesh.

Bëni joga

Ushtrimet aerobike ju bëjnë mirë për zemrën dhe shënedtin, por një seancë joga në drekë do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë. Pas jogas, do të jeni më i aftë për t’u fokusuar dhe për ta përpunuar informacionin më shpejt dhe më saktë./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button