Profesorë ndërkombëtarë në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik po qëndrojnë në UEJL

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), tashmë me sukses po i realizon pretendimet për ndërkombëtarizimin e universitetit. “Ndërkombëtarizimi është objektiv i yni dhe përparësi konkurruese, që shprehet nëpërmjet realizimit maksimal të mobiliteteve Erasmus+”, thotë rektori i UEJL, Prof. Dr. Zamir Dika.

Kështu, Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar në bashkëpunim me Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (FAPSHP), gjatë muajve prill-maj do ketë dy profesorë ndërkombëtarë në kuadër të shkëmbimit të stafit akademik – “Erasmus staff mobility”.

Sipas Doc. Dr. Veli Krecit, në FAPSHP, nga 27 prilli deri në 1 maj 2015, do të ligjërojë  Doc.Dr. Ana Bojinovic Fenko, profesoreshë e Marrëdhënieve ndërkombëtare dhe studimeve evropiane nga  Universiteti i Lubjanës, Slloveni dhe nga 3 maji deri në 7 maj, Doc. Dr. Seven Erdogan, profesor i Marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti “Recep Tayyip Erdogan”, Turqi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button