QZHM: Vazhdon trendi i padive ndaj gazetarëve për shpifje

Sipas Qendrës për zhvillimin e mediave vazhdon trendi i padive kundër gazetarëve për shpifje.

Qendra për zhvillimin e mediave përveç asaj që u ofron ndihmë juridike, në kontinentet monitoron edhe të gjitha procedurat gjyqësore për shpifje që kanë të bëjnë me gazetarët, redaktorët dhe mediat në përgjithësi.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, QZHM ka ndjekur 33 lëndë gjyqësore në 68 seanca. Nga sjellja e Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje në nëntor 2012 deri më tani kanë mbaruar 51 raste kundër gazetarëve dhe pjesa më e madhe vendimeve gjyqësore ende nuk janë të plotë fuqishme në rrjedhë është procedura ankimore para Gjykatës së Apelit.

Monitorimi i QZHM, tregon se në Gjykatën Themelore Shkupi 1  në tre mujorin e parë të këtij viti janë shtruar 26 lëndë të reja për shpifje ku gjysma kanë të bëjnë me gazetarët dhe mediat. Ky numër

QZHM konstaton edhe trendin e shtrimit të padive të gazetarëve kundër gazetarëve. Dragan Pavlloviq Llatas, gjatë vitit 2014 ka paditur gazetarë dhe medium edhe atë për dhënien e informacioneve nga pres konferenca e partive politike për aferën lidhur me firmën Visaris.

Në tre mujorin e parë të këtij viti kanë marrë zgjedhje vetëm 3 lëndë në Gjykatën e Apelit.

QZHM në kuadër të programit të USAID-it për forcimin e mediave të pavarura në Maqedoni dhe projektit për media të përgjegjshme dhe reforma në sferën mediale në vazhdimësi ndjek proceset gjyqësore për shpifje në Gjykatën Themelore – Shkupi – 2.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button