Aeroplani i Bill Clintonit detyrimisht u ul në Tanzani

Aeroplani me të cilin ishte duke fluturuar ish-­presidenti amerikan Bill Clinton ka bërë ulje të pa planifikuar në kryeqytetin e Tanzanisë për shkak të një avarie të motorit njoftoi mbrëmë zëdhënësi i tij Met Meken.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, ndërsa ish-presidenti amerikan dhe anëtarët e stafit nuk janë lënduar. Bill Klinton ishte nisur drejt vendit afrikan për të kontrolluar ecurinë e një projekti të themeluar nga familja e tij.

Pas rregullimit të aeroplanit ish-­presidenti i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar udhëtimin e tij sipas planit.

Lajme të ngjashme

Back to top button