‘Bild’: Shërbimi inteligjent gjerman kishte dijeni për përgjimet e NSA

Shërbimi inteligjent gjerman BDN është akuzuar se ka lejuar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare Amerikanë të monitorojë stacionet e tyre në jug të Bavarisë, me pretendimin se dhe mund të ketë bashkëpunuar me ta për të përgjuar Evropën.

Prokurorët po hetojnë mbi pretendimet se BDN ka vepruar kundër interesave kombëtare duke lejuar spiunimin e autoriteteve franceze dhe kompanitë e mbrojtjes në Evropë në interes të NSA.

Se çfarë nënkuptohet me “autoritetet franceze” është ende e paqartë. Lajmi u bë me dije nga gazeta gjermane “Bild” sipas së cilës ka dokumente që provojnë se BDN ka informuar kancelaren Gjermane Angela Merkel mbi këto operacione që në 2008.

Kjo çështje është diskutuar madje dhe në Parlamentin Europian. Nëse këto akuza provohen mund të ndikojnë shumë në qeveri, e cila më parë është pozicionuar si viktimë e spiunimit, veçanërisht nga ana e SHBA-së. Merkeli është zotuar se do të bashkëpunojë në këtë investigim./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button