Kujdes gjatë festës së 1 Majit, 200 euro dënim për zjarr të ndezur

Qyteti i Shkupit dhe NP “Parqet dhe gjelbërimi”, u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët planifikojnë që festën e 1 Majit dhe ditët e fundjavës t’i kalojnë në natyrë, sidomos në vendet siç janë: Park-mali Vodno, parku natyror Gazi Babë, QRS Saraj, kanioni Matka, liqeni Treska dhe vende të tjera pikniku, të mos ndezin zjarr në ambiente të hapura dhe të mos hedhin mbeturinat.

Njëherit i informojmë qytetarët se ekipet e Qytetit dhe NP”Parqet dhe gjelbërimi” në përputhje me masat dhe kompetencat për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e gjelbërimit të qytetit do të ndërmarrin masa dhe aktivitete për veprim parandalues, do të jenë të pranishëm dhe do të kontrollojnë sipërfaqet publike, gjithashtu rikujtojmë se dënimi për ndezje të zjarrit në hapësira publike është 200 euro, ndërsa për hedhjen dhe lënien e mbeturinave 50 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button