Pasdite ndërprerje e komunikacionit në aksin Kërçovë-fshati Izvor

­ Në aksin rrugor M4 Kërçovë ­ f. Izvor pasdite prej orës 15:00 deri në orën 16:00 do të zbatohen punime ndërtimore me minim me ç’rast komunikacioni do të ndërpritet prej 10 deri në 15 minuta, kumtoi Lidhja Automote e Maqedonisë.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep ­ Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku ende është në ndërprerje. Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.

LAAM njofton se komunikacioni po zhvillohet me vështirësi në aksin Prilep ­ Vitolisht për shkak të rrëshqitjes dhe Prilep ­ Makedonski Brod për shkak të shtrirjes së asfaltit. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan­Dellçevë, Vinicë­Berovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lajme të ngjashme

Back to top button