Grubi dhe Lalakos diskutuan rreth zhvillimeve politike në Maqedoni

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Artan Grubi, ka pritur sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Ambasadorin Grek në Shkup, z. Haris Lalakos.

Grubi dhe Lalakos diskutuan rreth zhvillimeve politike në Maqedoni, çështjen e emrit, integrimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Grubi theksoi para Ambasadorit Lalakos rëndësinë e kyçjes më aktive Evropiane në lehtësimin e dialogut politik, por edhe në monitorimin e proceseve kontestuese gjyqësore në vend si dhe nevojën për përfshirjen e Vashingtonit zyrtar në inkurajimin e palëve për ta tejkaluar krizën e rëndë politike në vend.

Njëkohësisht, Grubi theksoi që të gjitha partitë politike duhet të japin kontribut në mbajtjen e fokusit të vendit mbi integrimin në NATO dhe BE dhe të angazhohen sa më parë në zgjidhjen e ngërçit politik që po pengon edhe në vijimin e përpjekjeve tona drejt arritjes së kompromisit për çështjen e emrit.

 

.

Lajme të ngjashme

Back to top button