Poposki mbështet Ali Ahmetin për vizitën e tij në Athinë

Duke komentuar vizitën zyrtare të kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit qe pritet ti bëjë Athinës, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki tha se çdo kontribut në drejtim të zgjidhjes së kontestit me fqinjin jugor është i mirëseardhur. 

“Fillimisht duhet të bëni dallim mes takimeve dhe kontakteve mes institucioneve  të RM-së të cilat janë zyrtare dhe shprehin qëndrimet e Republikës së Maqedonisë ndaj politikës së jashtme  dhe të aktorëve politik  nga Republika e Maqedonisë të cilët kanë kontakte të ndryshme  me bashkëbiseduesit e tyre në fqinjësi dhe më gjerë. Qëndrimi jonë ka qenë që prej fillimit se  secili që mund të kontribuojë për tejkalimin e  kësaj bllokade të paarsyeshme që na është vënë drejt euro-integrimeve  është i mirëseardhur”, deklaroi ministri Nikolla Poposki.

Lajme të ngjashme

Back to top button