Dortmundi finalist i parë i Kupës gjermane

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë për këtë vit.
Skuadra e Juregen Klopp, ka mundur pas ekzekutimit të penalltive Bayerni Munchen, pasi që koha e rregullt e ndeshjes dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta, përfundan 1:1
Në dy pjesët e kohës së rregullt, u shënua nga një gol.
Ishte Roberto Lewandowski, që i shënoi ish skuadrës së tij, në minutën e 30’ për epërsinë e Bayernit.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 75’, sulmuesi Pierre Aubameyang, barazoi në 1:1, rezultat që mbeti i pandryshuar në kohën prej 90 minutave.
Edhe në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, gola nuk pati, dhe finalisti i parë i Kupës së Gjermanisë për këtë edicion, duhej të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive.
E në ekzekutimin e penalltive, ishte Dortmundi skuadër më e saktë, që i fitoi 0:2.
Prej katër goditjeve nga penalltia, të katër lojtarët e Bayernit dështuan.
Në finale Dortmundi do të takohet me fituesin e takimit Bielifield – Wolfsburg.

Lajme të ngjashme

Back to top button