Prej 9 Majit, LSDM do të bëjë kamping para Qeverisë

Me kamping para Qeverisë së R. së Maqedonisë, duke filluar prej datës 9 maj, LSDM do të vazhdoj presionin për dorëheqje nga Nikolla Gruevski dhe formimin e qeverisë kalimtare deri në zgjedhjet parlamentare.

Kreu i partisë këto ditë në mënyrë intensive bën listë me njerëz të cilët do të bënin kamping para Qeverisë.

Po përgatiten edhe lista me materialet dhe ushqimet e nevojshme për ditët që do t’i kalojnë në vend të hapur.

Nga LSDM thonë se të gjithë opsionet janë në kombinim dhe se edhe më tej po zhvillohen hapat e mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button