MPB: Në fshatin Brezë kemi gjetur armatimin e marrë nga stacioni policorë në Goshincë

MPB e Maqedonisë thotë se ka gjetur dy pushkë automatike, dy snajper, 10 pistoleta dhe municion për to si dhe uniforma me emblemën e UÇK-së, në shtëpinë e  55 vjeçarit banor i fshatit Brezë.

MPB thotë se për të kanë njohuri se në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte është i përfshirë në incidentin që ndodhi më datë 21 të këtij muaji në fshatin Goshincë.

Në fshatin Banjan nuk është gjetur asgjë, tha Ministrja e punëve të brendhsme Gordana Jankullovska.

Ajo tha se aksioni i djeshëm i MPB-së ka qenë i suksesshëm sepse është gjetur një pjesë e armatimit të vjedhur nga policia, siç tha ajo nga 40 terrorist.

MPB-ja tash për tash nuk ka informacion se ku është 55 vjeçari tek i cili janë gjetur armatimet.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Jankullovska tha se edhe ish komandanti i UÇK-së Mirsad Ndrecaj, i njohur në vitin 2001 si komandant NATO, i cili ditë më parë mori përsipër sulmin, është po ashtu një nga të dyshuarit kryesorë. Ajo nuk dha më tepër hollësi për aksionin dhe për sulmin që ndodhi në Gushincë, me arsyetimin se nuk dëshiron të dëmtojë hetimet. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button