Ahmeti të hënën në Athinë, “Koha për NATO-n”

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti , të hënën, më 2 shtator, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Athinë, ku do të takohet me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e jashtëm grek Evangelos Venizelos.

Më shumë detaje për vizitën nuk jepet as për atë se me cilën iniciativë bëhet ky takim. Siç thuhet në njoftimin e BDI-së,  Ali Ahmeti  gjatë vizitës së tij  në Greqi do të shoqërohet nga  zëvendëskryeministri Musa Xhaferi dhe Artan Grubi.

“Aktivitetet tona për ta ndihmuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE gjithsesi se nuk ndalojnë këtu por do të vijojnë në vendet mike që kanë shprehur gatishmëri të na ndihmojnë në  procesin e anëtarësimit në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Vizita e Ahmetit ne Greqi ,  sipas shefit të kabinetit është vazhdimi i fushatës intensive  i  kryetarit të BDI-së, për integrimin e  vendit në NATO dhe BE që ishte paralajmëruar kohë më parë në kolumen e kryetarit “Koha për NATO-n”.

Lajme të ngjashme

Back to top button